Familja e Mlladiç: Bosnja të paguajë shpenzimet e avokatit

Familja e ish-gjeneralit serb të Bosnjes, Ratko Mlladiç ka kërkuar që republika serbe në Bosnje të paguajë shpenzimet e mbrojtjes së të akuzuarit në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë.
Deklarata është dhënë nga avokati mbrojtës i ish-gjeneralit serb dhe kjo deklaratë është konfirmuar gjithashtu edhe nga i biri i Ratko Mlladiçit, Darko Mlladiç për mediat boshnjake.
Ish-kryeushtaraku serb në Bosnje u arrestua në datë 26 maj në një fshat të Beogradit.
Ish gjerenali serb i Bosnjes, 69-vjeçari Mlladiç, akuzohet për krime lufte dhe genocid gjatë luftërave ballkanike në vitet 90, përfshirë rrethimin 43-ditësh të Sarajevës, gjatë të cilit u vranë 12 mijë persona. Ndaj tij rëndon akuza për “pastrimin etnik” në Bosnjë dhe orkestrim i masakrës së afro 8 mijë burrave e djemve myslimanë, pas rënies së Srebrenicës, në korrik të vitit 1995.