E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Politikanët të mos keqpërdorin festat fetare

Share

Aleanca Kuq e Zi ka uruar gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit, ndërsa u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga ato që ajo  cilëson qokat politike në kultet fetare.
Në një deklaratë për mediat, Aleanca thekson se liderët politik po keqpërdorin festat për të dhënë mesazhe politike, ndërsa shton se me sjelljen e tyre politikanët po përpiqen të politizojnë gjithë shoqërinë.
Deklarata e aleancës Kuq e Zi bëhet kur pritet që krerët e shtetit dhe përfaqësues të partive politike të vizitojnë selinë e komunitetit mysliman në Tiranë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›