E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Qeveria të zbatojë vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e kombësisë

Aleanca Kuq e Zi ka mbërritur në qytetin e Laçit, ku ka themeluar degën e saj për Kurbinin. Intelektualë, historianë dhe aktivistë të asaj zone folën në ceremoninë e themelimit të degës. Drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi thanë se edhe qytetarët e Laçit do i thonë jo pyetjeve për etninë dhe fenë në formularin e regjistrimit. Aleanca i bëri thirrje qeverisë që të zbatojë vendimin e Kushtetueses që rrëzoi dispozitat në ligjin e gjendjes civile sa i përket ndryshimit të kombësisë. Aleanca Kuq e Zi tha se vendi rrezikohet nga shkombëtarizimi. Drejtuesit e saj shtuan se beteja e tyre do vijojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›