E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Athinë, plagoset emigrantja shqiptare

Një emigrante shqiptare në Greqi, ka mbetur e plagosur si pasojë e një shpërthimi bombe në minimarketin e saj. 21-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka hapur një pako që i ishte lënë në minimarket, e cila më pas ka shpërthyer.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Sepolia të Athinës, ndërsa shqiptarja ka marrë plagë të rënda në qafë, duar dhe gjoks, por është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera nga ana e policisë, rezultoi se lënda shpërthyese ka qenë e prodhuar në Rusi, ndërsa ende nuk dihen autorët dhe motivet e kësaj ngjarje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›