Vidhnin barnat e spitalit, arrestohen dy mjekë dhe farmacistja
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, dy mjekë dhe një farmaciste, të cilët akuzohen se vjedhjen e medikamenteve të spitalit Nënë Tereza.
Drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muça në një konferencë për shtyp ka deklaruar se në sajë të operacioni të koduar Clexane u bë i mundur arrestimi i shtetasit Antonaq Zili 38 vjeç, Nikoll Koleci 43 vjeç, me profesion mjek dhe Jetmira Koleci me profesionin farmaciste në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”.
Sipas policisë të arrestuarit realizonin vjedhjen e medikamenteve mjekësore të destinuara për përdorim Spitalor dhe konkretisht për pacientë të shtruar si dhe atyre që trajtoheshin me medikamente falas pranë Spitalit Onkologjik në Tiranë.
Të arrestuarit pasi vidhnin medikamentet të cilat ishin për përdorim të brendshme të spitalit dhe me vulën përkatëse ndalohet shitja e tyre, detyronin pacientët që ndodhen të shtruar në spital, që të blinin medikamente pranë farmacive në afërsi spitalit “Nënë Tereza”.
Në cilësinë e provave materiale jane sekuestruar dy automjete të cilat shërbenin për shpërndarjen dhe transportimin e medikamenteve të vjedhura si dhe nje sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore të cilat arrijnë vlerën rreth 80 mijë lekë të rinj.
Medikamentet u gjetën në automjetet e shtetasve të mesiperm, si dhe në banesen e shtetasit Nikoll Koleci të vendosura në një ambjent garazhdi, në kushte jo të pershtatshme për ruajtjen e tyre.