E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Regjistrimi, kemi prova për abuzime

Tri ditë pas nisjes së regjistrimit të popullsisë, Aleanca Kuq e Zi shprehet se ka prova që faktojnë abuzimet që po bëhen gjatë këtij procesi.

Në një deklaratë për shtyp, përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi shprehen se e ndjekin me shqetësim procesin e regjistrimit, në të cilin kanë vënë re një sërë abuzimesh. AK denoncon disa raste të përdorimit të lapsit gjatë plotësimit të formularëve nga regjistruesit, gjë që lë vend për abuzim më pas.

Sipas tyre, ashtu siç pritej, është vënë re që në disa raste myslimanët janë vetëdeklaruar me kombësi greke.

Edhe një herë, Aleanca Kuq e Zi e cilëson regjistrimin një proces antikushtetues dhe të paligjshëm, duke iu referuar shkeljeve të ligjit gjatë miratimit të tij në Parlament disa muaj më parë.

G. N. / Redaksia Online

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›