Imami: Në Shqipëri, 45 mijë tonë municione të rrezikshme presin asgjësimin
Të paktën 45 mijë ton municione të rrezikshme gjenden në Shqipëri, në pritje të asgjësimit. Në një konferencë të organizuar sot për demontimin e arëmve, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, u shpreh se përmes demilitarizimit parashikohet ulja e rrezikshmërisë ndaj qytetarëve.
Sipas tij, rreth 25 mijë ton municione do të asgjësohen në vitin 2011, por brenda ketij viti muajt janar-qershor janë asgjësuar 19 mijë ton municione, ndërkohë që sasia e mbetur është 45 mijë municione të shkallës së lartë të rrezikshmërisë, si dhe 22 depo me armë pranë qendrave të banuara, theksoi në fjalën e tij Imami.
Imami u shpreh se falë ndihmës së ofruar nga OSBE, DASH e vende të tjera donatore si Gjermania dhe Danimarka, janë ngritur 8 linja të demontimit të armëve, të cilat punojnë për këtë proces të rëndësishëm.
Në vitin 2010 kemi asgjësuar mbi 20 mijë ton. Brenda këtij viti u asgjësuan municionet më të rrezikshme, barute dhe lëndë eksplozive të rrezikshme. Janë nxjerrë jashtë përdorimit 5 depo që ishin pranë qendrave të banuara, tha Imami.