E Diel, 1 Nëntor 2026

Besëlidhja e Lezhës nuk bashkoi as liderët shqiptarë të Maqedonisë

Njësoj si homologët e tyre të Shqipërisë, as liderët e partive shqiptare të Maqedonisë nuk u bashkuan dot në ceremoninë në nder të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës në qytetin e Lezhës.

BDI u përfaqësua nga zëvendëskryeministri dhe anëtari i lartë partiak Musa Xhaferi, ndërsa PDSH nga vetë lideri Menduh Thaçi.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dy ditë para shënimit të këtij përvjetori njoftoi për ftesën dhe pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje që shënohet në kuadër të manifestimeve për 100 vjetorin e Ditës së Flamurit, mirëpo ai dje nuk është parë pranë liderëve politikë dhe shtetëror të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe trevave  të  tjera.

Përfaqësuesit politikë shqiptarë nga Maqedonia siç mësohet kanë qenë të ndarë gjatë gjithë ceremonisë  dhe aktiviteteve tjera, duke mos shkëmbyer mesazhe urimi me rastin e këtij përvjetori festiv. / INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›