E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet tuneli,Berisha:Vlora,Perla e Mesdheut

Kryeministri, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në përurimin e tunelit të Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës.

Sipas kryeministrit Berisha, në këtë tunel janë investuar rreth 100 milionë lekë, duke i dhënë kështu tunelit pamjen që Vlora meriton.

Gjatë fjalës së tij kryeministri u ndal edhe tek investimet e tjera që qeveria e tij ka bërë në qytetin bregdetar, duke theksuar se janë shtruar rreth 300 km rrugë në këtë qytet.

Berisha tha se objektiv për këtë sezon mbetet shpallja e Vlorës Perlë e Mesdheut. Kreu i qeverisë u premtoi vlonjateve edhe një shëtitore të re, punimet për të cilin do të nisin së shpejti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›