Aleanca Kuq e Zi formeson ekipin drejtues
Aleanca Kuq e Zi mblodhi dje Asamblene e Pergjithshme nje organ ky i ngjashem me ato te partive politike. Mbledhja e djeshme vendosi thirrjen e Kongresit mbarekombetar ne maj te vitit 2012 i cili do te beje konkrete fushaten e nisur 1 milion kuq e zinj per tu finalizuar ne 28 Nentor te vitit tjeter. Po keshtu ne Asamble eshte vendosur qe ne vitin 2012 te miratohet programi Shqiperia behet nje program ky i hartuar nga eksperte te te gjitha trevave. Ne kuader te organizimeve te metejshme Aleanca ka hapur garen per strukturat drejtuese. Nga ana tjeter ne mbledhje jane prezantuar edhe disa aktiviste te rendesishem te Aleances si ish-ambasadori i Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes Lisjen Bashkurti. Sipas Bashkurtit njerez te shquar te ketij vendi kane shkrire pasurite e tyre per te mbrojtur interesat e Shqiperise kudo neper bote. Sipas tij tashme diplomatet shqiptare kane nje koncept krejt te kundert per mbrojtjen e interesave te vendit madje nuk mungojne as rastet kur ne makinat e tyre fshihet droge. Ky organizim i ri i Aleances Kuq e Zi po i ngjan gjithnje e me teper nje organizimi politik nisur edhe shtimi i radheve nen siglen e AK-se.