E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet fitojne me gjyq keshillin e qarkut

Gjirokaster

Socialistet rifitojne me gjyq ne themel te drejten per te qeverisur Keshillin e Qarkut te Gjirokastres. Ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Gjirokaster eshte zhvilluar dje seanca e fundit e gjyqit dhe pas shqyrtimit te ceshtjes civile ne ngarkim te Keshillit te Qarkut te Gjirokastres lidhur me vlefshmerine e akteve dhe mandatit te kryetarit te zgjedhur te ketij qarku Sulo Mucobega gjyqtari Guxim Boci ka shpallur vendimin sipas te cilit aktet dhe vendimet e ketij keshilli me shumice te majte te firmosura prej tij konsiderohen te vlefshme dhe ligjore. Pas ketij vendimi kryetari Mucobegaj i zgjedhur ne shtator nga votat e grupimit te majte Aleanca per te Ardhmen i perfaqesuar nga 23 mandate te dala nga zgjedhjet lokale te 8 majit do te kete te drejten te ushtroje detyren e tij por natyrisht nese ky vendim nuk apelohet nga prefektja e Gjirokastres Mimoza omo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›