Wollfarth Reforma zgjedhore te perfundoje brenda pranveres
Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth nga Korca ka perseritur apelin ndaj partive politike per te bashkepunuar per reforme zgjedhore. Diplomati Wollfarth e vuri theksin tek rendesia e perfshirjes se te gjitha partive ne kete proces. shte me rendesi reforma zgjedhore. Partite e vogla po diskutojne per reformen. Ne demokraci duhet gjetur gjuha e shumices. Te vijojne diskutimet. Te shfrytezohet koha se po afrohen zgjedhjet. Une shpresoj per nje diskutim te shendoshe qe te perfundoje brenda pranveres se ardhshme. Qellimi eshte te jemi konstruktive e per kete duhen reforma ne vecanti reforma zgjedhore. Duhet bashkepunim pertej interesave politike - eshte shprehur Eugen Wollfarth. Deklaratat e Wollfarth qe u bene nga pika e Kapshtices ku inspektoi punen ne dy doganat vijne ne nje kohe kur partite e vogla kane kercenuar deri me bojkot te Komisionit te Reformes Elektorale nese nuk vihet si pike kryesore e diskutimit ndryshimi i sistemit zgjedhor. Sistemi aktual proporcional rajonal i la jashte Parlamentit te gjitha partite e vogla pas zgjedhjeve te 2009-s. Perplasja ka qene edhe ne lidhje me menyren e caktimit te eksperteve prane ketij komisioni ku vec PS-se dhe PD-se asnje parti tjeter nuk kane perfaqesi. Nje tjeter ceshtje qe ka acaruar partite e vogla eshte edhe mosvenia ne axhenden e punes se Komisionit te Reformes te Sistemit Zgjedhor. Partia Socialiste me ane te bashkekryetarit te komisionit Damian Gjiknuri akuzoi PD-ne per mosndryshimin e sistemit zgjedhor ne vend. Sipas tij eshte partia kryesore ne pushtet qe ka dale kunder ndryshimit te tij cka ka sjelle edhe irritimin e partive te tjera parlamentare.