Selia roze ende asnje afat per zgjedhjet e reja ne degen e Tiranes
Procesi i zgjedhjes se kryetarit te deges se Partise Socialiste per qytetin e Tiranes mbetet pezull. I parashikuar per tu permbyllur para kongresit ai eshte shtyre ne kohe por pa u shoqeruar me vendosjen e nje date fikse ne te cilen te parashikohet zgjedhja e kreut te ri. Burime nga selia roze bejne te ditur se arsye per kete mbulim me heshtje dhe lenie ne harrese te ketij problemi eshte natyra politike qe po i mvishet procesit ne vetvete dhe raportet e tensionuara konkurruese. Nje shtyrje ne kohe dhe gjetja e nje momenti me te qete jane per momentin llogaria e vetme politike qe kushtezon zhvillimin e zgjedhjeve. Per Tiranen specifike eshte se ajo ka si dege ne krye nje drejtues te komanduar deputetin dhe anetarin e kryesise Sajmir Tahiri i cili pasoi ne detyre Besnik Baren i dorehequr disa muaj pas zgjedhjeve lokale. Vete Tahiri ka preferuar te mos flase per kete ceshtje e cila mbetet ne zhvillim e siper. Por procesin ne vetvete e mbajne disi peng edhe proceset e pazhvilluara te zgjedhjeve per kreret e degeve te njesive bashkiake te cilet se bashku me kreret e organizatave dhe keshilltaret e zgjedhur formojne trupen e delegateve qe mandej zgjedhin kryetarin e deges kryesore. Perkundrejt Tahirit qe eshte vetiu kandidat per kete gare ambiciet per te konkurruar i ka shprehur edhe deputeti tjeter Andis Harasani i njohur si nje ze kritik ndaj linjes zyrtare te Partise Socialiste. Perballja ne kete kuader merr me shume peshe nisur nga fakti se Harasani refuzoi drejtimin e nje prej grupeve te punes se Asamblese pa harruar ketu kritiken e hapur per lenien jashte kryesise te deputetit themelues Kastriot Islami.
Zgjedhjet pas mbledhjes se Asamblese KombetareProblemi i brendshem i selise roze do te referoje situaten e krijuar nga zgjedhjet lokale te 8 majit. I kontaktuar nga gazeta Shqip sekretari Organizativ i PS-se Blendi Klosi u shpreh se procesi zgjedhor i degeve do te jete pjese e shqyrtimit dhe vendimmarrjes se Asamblese Kombetare qe do te mbahet diku ne fillim te muajit janar. Sipas tij do te jene anetaret e Kryesise dhe ata te Asamblese qe nisur nga rezultatet e fundit zgjedhore dhe vleresimi i situates ne rrethe qe do te sugjerojne per zhvillimin e procesit rifreskues. Kjo perjashton ato dege apo ato njesi partiake te ndara sipas bashkive dhe komunave qe jane perfshire ne vendimet e Kongresit te 5 nentorit pasi ne to zgjedhjet jane permbyllur. Dicka qe vlen per tu permendur ne kete kuader eshte fakti se ne mbledhjen e muajit korrik te Asamblese Kombetare u gjykua e arsyeshme qe kreret e degeve ne rrethe te mos kalojne ne proces zgjedhor por vetem ata te njesive partiake sipas bashkive dhe komunave. Aktualisht rishqyrtimi i situates po sugjeron prekjen edhe te rretheve duke vene ne levizje me kete rast si instrument vleresimi Kryesine e per pasoje edhe deputetet. Nje sinjal per vleresimin e drejtuesve sipas rezultatit elektoral e dha edhe kreu socialist Edi Rama ne Asamblene e Zgjeruar te Tiranes ku beri thirrje qe ata qe kane pasur rezultate te dobeta ne zgjedhjet e fundit te mos rikandidojne. Praktikisht e gjithe harta organizativ e PS-se eshte transferuar si vendimmarrje per Asamblene Kombetare ku aktualisht bejne pjese disa drejtues te pushtetit vendor qe kane ndikim edhe ne jete partiake. Pervec Tiranes dhe njesive te saj bashkiake per tu zgjedhur eshte edhe Vlora dhe disa qytete te tjera qe nuk arriten te zhvillonin proces elektoral perpara kongresit. Nuk eshte e qarte sesa do te ndikoje ne te gjithe kete problematika e lindur me zgjedhjet ne keshillat e qarqeve ku pati rrjedhje te votave nga kandidate te propozuar pikerisht nga deget e PS-se.