Merkel ne Kosove Luftoni korrupsionin dhe krimin
Kancelarja gjermane Angela Merkel u prit dje ne Kosove ne nje atmosfere festive popullore dhe me nderime te medha nga garda kosovare e ceremonialeve zyrtare. Pak minuta para mesdites drejtuesja e shtetit gjerman mberriti ne aeroportin Adem Jashari te Prishtines ku rruga drejt takimit me homologun e saj kosovar Hashim Thaci ishte e gjate per shkak te nje pjese te medha te kosovareve te cilet kishin ne dale ne rruge per ta pritur ate. Qindra qytetaret te Komunes se Fushe Kosoves mes te cileve edhe femije dolen te henen ne rruge per ta pershendetur kancelaren gjermane Angela Merkel. Ata mbanin ne duar flamuj te shtetit gjerman dhe atij te Kosoves dhe brohorisnin emrin e kancelares gjermane. Ndonese temperaturave te uleta qytetaret qendruan jashte per me shume se nje ore dhe festimeve te tyre ju bashkuan edhe drejtues te komunes te cilet kishin vendosur ne rruge edhe zbukurime me kete rast. Me pas kancelaria gjermane eshte drejtuar tek godina e qeverise se Kosoves ku ka zhvilluar nje takim me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci. Ne nje konference per shtyp pas ketij takimi drejtuesja e Gjermanise pervec pergezimeve per pritjen e ngrohte dha edhe disa mesazhe te forta per sa i perket problemeve te brendshme qe Kosova ka. Ne kete kuader ajo kerkoi nje vemendje maksimale per sa i perket krimit dhe korrupsionit ne vend pergjegjesi e cila se pari ishte e qeverise se Kosoves. Ka ende pune per tu bere ne luftimin e krimit te organizuar korrupsionit dhe ne procesin e dialogut. shte shume i rendesishem zhvillimi i Kosoves ne menyre qe te behet shtet i fuqishem demokratik dhe nje vend ku luftohet krimi dhe korrupsioni - tha kancelarja gjermane. Sa i perket situates ne veri te Kosoves Agela Merkel tha se ka biseduar me kreret serbe nga te cilet ka kerkuar implementimin e marreveshjeve. Por sipas saj nje punen te madhe per shuarjen e tensioneve ne Veri duhet te beje edhe pala kosovare. Nga ana e tij kryeministri i Kosoves Thaci theksoi se Kosova do te bente te gjitha perpjekjet per te qene pjese e Bashkimit Europian. Ne duam te jemi pjese e BE-se nje e treta e qytetareve tane jetojne ne Bashkimin Europian dhe vetem ne Gjermani kemi mbi 250 mije prej tyre - theksoi ai. Per sa i perket dialogut me Serbine Thaci theksoi se ai do te kishte vlere vetem kur pala serbe te fillonte implementimin e marreveshjes. Po keshtu Thaci tha se lutet per sherimin sa me te shpejt te ushtareve gjermane te KFOR-it te cilet jane plagosur nga ekstremistet serbe ne veri te Mitrovices. Gjate vizites ne Kosove Merkel zhvilloi nje vizite shume te ngrohte me ushtaret gjermane te KFOR-it te cilet jane me mision ne Kosove. Ne kete takim kancelaria gjermane ju ka uruar atyre festa te mbara larg shtepise. Ne menyre te perseritur lideret boterore zhvillojne takime me ushtaret e tyre te cilet jane te dislokuar per misione jashte vendeve te tyre. Prag Krishtlindjet i kane dhene nje shtyse te madhe Merkelit per kete vizite. Nga ana tjeter nepermjet kesaj vizite kancelaria gjermane shpreh mbeshtetje per shtetin me te ri te botes.