E Diel, 1 Nëntor 2026

Parada Gay, Spahia:I kap në huTotozani: Kërko ndjesë publike

Të tjera rreth shkrimit Hazizaj: Orientimi seksual, e drejtë pozitive TIRANË – Avokati i Popullit ka reaguar pas deklarata e zv.ministri të Mbrojtjes në lidhje me mbajtjen e një parade të komunitetit homoseksual më 17 maj.
Totozani, i kërkon zyrtarit të lartë të shtetit të kërkojë ndjesë publike për deklaratën fyese.
“Avokati i Popullit i kërkon këtij zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare të deklarohet menjëherë mbi vërtetësinë e këtij citimi dhe të kërkojë në mënyrë urgjente ndjesë publike nëse kjo deklaratë fyese dhe denigruese është qoftë edhe pjesërisht e vërtetë.
Avokati i Popullit dënon fuqishëm çdo deklaratë dhe shprehje të këtij formati, që nuk ka asgjë të përbashkët me frymën e tolerancës, bashkëjetesës dhe diversitetit, si vlera tradicionale të shoqërisë shqiptare. Përveç kësaj, deklarata të tilla nxisin dhunën dhe urrejtjen duke përbërë kështu edhe një vepër penale”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.
Totozani vijon më tej duke deklaruar se kjo është një mendësi krejtësisht të papranueshme dhe apelon çdo zyrtar shtetëror të çdo niveli, mbi papajtueshmërinë flagrante të këtyre deklaratave me procesin e intergrimit dhe vlerave europiane që mbart ky proces.

ÇFARË THA EKREM SPAHIA?
“Ne jemi parti konservatore shqiptare, vlerësojmë trashëgiminë shqiptare si vlera të rëndësishme për një komb. Unë s’kam ndonjë koment tjetër, vetëm t’i kap në hu ato. Hu është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkop gome”, tha ai në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

(aq/shqiptarj.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›