E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalimash- Makina bie në humnerë, vdes 2-vjeçari, plagosen prindërit

Kukës- Një fëmijë ka humbur jetën dhe prindërit e tij janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur sot në aksin rrugor Kukës-Kalimash.

2-vjeçari, Emiljano Dema po udhëtonte me prindërit e tij kur automjeti me targa te Kukesit 38 92 A ka humbur kontrollin duke rënë në një humnerë.

Sipas policisë si pasojë e rënies në humnerë ka humbur menjëherë jetën fëmija 2-vjeçar. Asllan dhe Hirushe Dema, prindërit e dy vjeçarit, janë dërguar në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmën mjeksore. Ndërkaq policia bën me dije se po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

 

Shkrime të tjera me interes:

  1. Peshkopi- Bie makina në humnerë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë Peshkopi- Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është...
  2. Mat- Bie në lumë makina,vdes drejtuesi i mjetit.Dyshohet për të tjera viktima MAT- Një person ka humbur jeten sot pasi makina e...
  3. Korçë- Vdes foshnja nga temperatura e lartë, prindërit refuzuan spitalin Korçë- Një foshnjë 5 muajshe nga Korça ka humbur jetën...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›