Pukë, rinis asgjesimi i municioneve, qytetarët të shqetësuar
PUKË- Rifillon sërisht asgjësimi i municioneve luftarake në të gjithë poligonet e vendit. Në rrethin e Pukës ky proces ka shkaktuar edhe pasoja për komunitetin për shkak të afërsisë me qytetin. Poligoni i asgjësimit të municioneve i vendosur në masivin pyjor të Tërbunit pranë livadheve të Amzit tashmë i ka dhënë lamtumirën shpresës së vetme të pukianë për zhvillimin e turizmit malor.
Tërbuni tashmë është kthyer në një masiv malor të braktisur ku destinacion është tashmë vetëm për automjetet e ushtrisë dhe kontabandistëve të pyjeve.
Pasuria kombëtare nuk mund të jetë më në shërbiin e pukjanëve ndërsa dita ditës si pasojë e këtij procesi ata po humbasin një ndër vlerat me të cilat krenoheshin, ajrin e pastër dhe freskinë e pyjeve të shumëllojshme të këtij masivi që sot nuk është gjë tjetër vetëm një territor i shfrytëzuar keq.
Asgjësimi i municioneve ka sjellë dëmtime në banesa por edhe në vreshtari dhe kultura të tjera bujqësore. Shpërthimet e mëdha shkatojnë tronditje në qytetin e Pukës, Fushë Arrëz dhe shumë fshatrave të këtij rrethi.
Procesi i asgjësimit të municioneve ushtarake po kryhet në 13 poligone në të gjithë vendin, ndërsa planifikohet të përfundojë në vitin 2013. Si pasojë e këtij procesi pak ditë më parë humbi jetën në repartin e Bigasit në Skrapar oficeri Agim Mekollari, c’ka solli dhe ndërprerjen e asgjesimeve e municioneve në të gjithë vendin, për të rifullar sërish vetëm pak ditë më pas.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)