E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi mbledh asamblene kombetare Kuvendi mbarekombetar i levizjes do te mbahet ne maj te vitit 2012

Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur sot asamblene kombetare. AK-ja ka paralajmeruar se Kuvendi mbarekombetar i levizjes do te mbahet ne maj te vitit 2012 nderkohe qe deri ne 28 nentor 2012 kjo aleance do te numeroje mbi 1 milione anetare.

Ne fjalen e tij perfaqesuesi i AK-se theksoi se levizja do te perfshihet ne sensibilizimin e opinionit per ndryshimet kushtetuese limitimin e mandateve te drejtuesve realizimi i votimit te identifikuar dhe elektronik te votave si garanci e larte numerimi i popullsise ne trevat entike dhe emigracion votimi i mergates qe kerkon nisme ligjore rikthimin e vemendjes ne mbrojtjen e interesave shqiptare ndryshimin e modelit te sistemit te drejtesise duke i njohur te drejten publikut ne zgjedhjen e gjyqtareve unifikimin e abetareve dhe financimin e tyre kudo qe rrezikohet asimilimi i shqiptareve.

Mjetet me te cilat ne luftojme jane te kufizuara por do te rriten se do te keni nisma ligjore. Shpirti i kesaj doktrine nuk u hyn ne pjese partive politike disa prej te cileve e sulmuan dhe e perbuzen por ajo percolli mesazhe dashurie kunder ndasive. AK nuk perdori te njejtat fjale e mesazhe urrejtje por ndoqi urtesine e tolerancen- tha ai.

Ai gjithashtu i ka cilesuar si fitore te kesaj levizjeje vendimin e Gjykates Kushtetuese per kombesine si dhe marreveshjen detare me Greqine qe sipas tij kjo levizje e kundershtoi fort duke bere te mundur moszbatimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›