Banoret e zonave urbane te fshatit nuk pronesojne dot banesat e tyre
Te gjithe ata shtetas shqiptare te cilet disponojne pasuri te paluajtshme ne zonat urbane te fshatit por qe nuk i kane hipotekuar ato deri ne vitin 2006 duket se nuk mund ti kalojne me ne pronesi te tyre. Nje 64-vjecare me inicialet V.D. banore e fshatit Portez te Rrethit te Fierit ka denoncuar ne gazeten Shqip faktin qe banesen e saj te cilen e ka ndertuar para viteve 90 nuk po arrin ta kaloje ne pronesi te saj.
Ajo ka sqaruar se shtepine e ka ndertuar ne vitin 1968 dhe se aty ka jetuar gjate gjithe kohes me familjen e saj. Sipas 64-vjecares ne sportelin e regjistrimit te pasurive te paluajtshme i kane pohuar se nuk mund tia regjistrojne banesen ne pronesi te saj pasi ua ndalon legjislacioni. Nderkaq lidhur me kete problematike te ngritur prej banores se Portezes drejtori i zyres se regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne Fier Tomorr Allkushi ka pohuar se eshte nje ligj i vitit 2006 qe e ndalon kete gje. Ai ka sqaruar se nje Vendim i Keshillit te Ministrave i dates 21 mars te vitit 2006 ka shfuqizuar vendimin e po ketij institucioni te marre me date 14 gusht 1995 qe njihte te drejten e regjistrimit te pronave qe dikur kishin qene shteterore.
Ne Vendimin e Keshillit te Ministrave te vitit 1995 per regjistrimin e pasurive te paluajtshme ne zonat urbane te fshatit qytetareve u jepej mundesia te privatizonin pasuri te paluajtshme qe dikur i perkisnin shtetit.
Allkushi shton se keto raste nuk jane shume te shpeshta dhe ne Rrethin e Fierit keto problematika jane hasur vetem ne fshatrat Portez dhe Levan. Lidhur me gjetjen e nje rrugezgjidhjeje te ketij problemi Allkushi sqaron se vetem nje ndryshim i ligjit mund ti jepte fund ecejakeve te banoreve te ketyre zonave. Ai thekson se nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme nuk mund te kryhet asnje veprim deri ne daljen e nje ligji te ri.