Luan Rama Nuk merremi me nje humbes

Nuk kemi kohe te humbasim me lajthitjet e halucinacionet e nje humbesi profesionist dhe te pakorrigjueshem. Qellimi i vetem i LSI-se fitorja ne zgjedhjet e 2013-s.
Dje ne nje konference per shtyp sekretari i pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama deklaroi se kjo force politike eshte perfshire ne nje proces ristrukturimi i te gjitha strukturave te saj ne baze dhe rrethe. Sipas tij kjo eshte edhe arsyeja pse kreu i LSI-se Ilir Meta javen e kaluar ka shkuar neper qytete te ndryshme per te takuar anetaret neper keto rrethe. Gjate fjales se tij Rama e cilesoi kete proces si shume te rendesishem dhe demokratik. Sipas tij riorganizimi i LSI-se ne te gjitha nivelet vjen si nje domosdoshmeri e misionit te kesaj partie per perballimin e sfidave politike duke nenkuptuar zgjedhjet e ardhshme. Pjese e rendesishme eshte parapergatitja per fushaten e ardhshme zgjedhore pasi synimi i LSI-se eshte fitorja ne zgjedhjet e vitit 2013 - u shpreh sekretari i pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim. Rama garantoi se qytetaret do te jene shume te rendesishem gjate ketij procesi pasi ata do te pyeten dhe mendimet e propozimet e tyre do te merren parasysh. Me tej gjate fjales se tij Luan Rama ka garantuar te gjithe personat qe do te kandidojne per postet ne strukturat e LSI-se se do te kete transparence te gares.
Gjate konferences gazetaret e kane pyetur Ramen edhe per zhvillimet e fundit ne kampin socialist. Ai ka deklaruar se tashme kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka deshmuar qe eshte nje humbes profesionist dhe i pandreqshem. Ceshtjet qe po merremi jane shume me te rendesishme dhe nuk kemi kohe te humbasim me lajthitjet e halucinacionet e nje humbesi profesionist dhe te pakorrigjueshem - tha gjate konferences Luan Rama sekretari i pergjithshem i LSI-se.
Luan Rama nuk eshte shprehur ne lidhje me propozimin e Mejdanit i cili dite me pare ka deklaruar se nese Partia Socialiste nuk bashkohet me LSI-ne atehere nuk ka per te fituar zgjedhjet. Mes ish-presidentit Rexhep Mejdani dhe kryetarit te PS-se Edi Rama ka nje perplasje mendimesh ne distance por LSI-ja ka vendosur te mbetet jashte debatit duke i cilesuar deklaratat e kreu te PS-se si pengje te nje humbesi.
Koalicioni PD-LSI duket se eshte ne te njejtin qendrim per idene e bashkimit te Kosoves me Shqiperine nje teme kjo shume e perfolur por e risjelle ne vemendje vetem para pak ditesh nga bashkebisedimi i Kryeministrit me studentet qe kishin ardhur nga Universiteti i Prishtines. Luan Rama tha se dy vendet mund te bashkohen vetem ne idene dhe rrugen e integrimit. Ceshtja kombetare shqiptare padyshim qe kerkon maturi vizion dhe fryme evropiane. E konsiderojme te panevojshem nje debat te tille pasi vullnetet politike te shprehura nga qeverite e te dyja vendet jane te percaktuara dhe teresisht ne frymen evropiane. Ka vetem nje rruge dhe kjo eshte rruga evropiane e bashkimit dhe integrimit - ka theksuar Luan Rama.Sekretari i pergjithshem i LSI-se e cilesoi fushen e zgjedhjeve ne kete parti te dominuar nga transparenca qe synon fitoren e zgjedhjeve ne vitin 2013.