E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi në Bulqizë tek minatorët, debate të ashpra me deputetin e PD-së

Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë qenë të pranishëm gjatë paradites së sotme në minierën e Bulqizës, për të përkrahur minatorët që kanë hyrë në grevë urie.

Ata janë shprehur se kjo që po ndodh me minierat në Shqipëri është e patolerueshme, ndërsa kanë denoncuar faktin se atdheu nuk është ankand i koncensioneve.

Ndërkohë, gjatë takimit të tyre, përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi patën debate të ashpra me deputetin e PD-së për Dibrën, Bedri Hoxha, i cili ka qenë duke vizituar minatorët.

Ata e kanë akuzuar atë dhe gjithë parlamentin, se nuk u interesojnë jetët njerëzore brenda në galeri, dhe se kanë 20 ditë që asnjë nga 140 deputetët nuk i ka vizituar.

Deputeti i Dibrës, Bedri Hoxha, u shpreh se është pro kërkesave të minatorëve dhe do të ngrejë zërin ndaj problematikës së tyre në seancën e ardhshme parlamentare.

Pavarësisht gjendjes tepër të rëndë të grevistëve, anëtari i parë i radhëve të mazhorancës që viziton minatorët që nga nisja e grevës, pas kontaktit të drejtpërdrejtë me minatorët e ngujuar në thellësitë e minierës u shpreh se problemi kryesor mbetet rritja e sigurisë në punë.

Ai tha se Ministria e Ekonomisë duhet ti heqë licencën kompanisë nëse nuk janë respektuar kushtet e kontratës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›