E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në familje, burri vret bashkëshorten në Shijak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethin e Shijakut, teksa një 54-vjeçar ka vrarë me armë bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pjesëz. Sipas burimeve të policisë, viktima është 51-vjeçarja Bukurie Smoqi, ndërsa autori i krimit është Isuf Smoqi, 54 vjeç.

Burime pranë policisë bënë me dije se viktima është qëlluar me çifte, ndërsa ende nuk dihen arsyet e krimit të rëndë. Policia tashmë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›