Grabitet treni i mallrave i linjës Vorë-Shkodër
Një grup personazh të armatosur kanë grabitur gjatë mesnatës së të premtes një tren mallrash të linjës Vorë-Shkodër.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se treni ka qenë i ngarkuar me materiale ndërtimore, kryesisht hekur.
Autorët e grabitjes nuk janë identifikuar, ndërsa policia tashmë ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.