Ngjela: Emrat për presidentin, pas ndryshimeve në Kushtetutë
Një prej zërave më radikalë të opozitës, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela thotë se është e kotë të flitet për emra konkretë për postin e presidentin, pa ndryshimet në Kushtetutë.
Duke deklaruar se zgjedhja e presidentit është çështje e popullit, Ngjela la të kuptohet se është pro zgjedhjes së kreut të shtetit nga votat e qytetarëve. Sipas Ngjelës, me ndryshimet e propozuara nga opozita, Kushtetuta e vendit do të ruaj ekuilibrat e shtetit./ora-news/