Aleanca KuqeZi: Shqipëria, 22 vjet pa shina dhe binarë
Aleanca KuqeZi ka mbajtur një tubim në stacionin qendror të trenave në Tiranë, për të shpalosur një nga strategjitë e saj për sektorët strategjik të ekonomisë, komunikimit dhe transporteve. Nën sloganin “22 vjet Shqipëria pa shina e binarë, sekretari për turizmin, urbanistikën dhe transportet, Kristi Andoni deklaroi se: “Shqipëria nën qeverisjen e demokratëve dhe socialistëve këto 22 vjet ka njohur mjerimin dhe dhunimin e sektorëve strategjik publik. Vizioni 22-vjeçar ka qenë dhe është: degrado, përvetëso dhe ripaketo për nevoja klienteliste.
Ai vijoi më tej duke thënë se në 22 vjet, demokratët dhe socialistët e katandisën shtetin pa asnjë tren elektrik, pa asnjë tramvaj, pa asnjë avion dhe asnjë traget që të jenë në administrim dhe pronësi të shtetit shqiptar.
22 vjet demokratët dhe socialistët nuk shtruan asnjë metër trase hekurudhore .
22 vjet demokratët dhe socialistët nuk ndërtuan asnjë stacion të ri hekurudhor.
22 vjet demokratët dhe socialistët grabitën shinat e hekurudhave për ti shitur për skrap,
22 vjet demokratët dhe socialistët nuk ndërtuan asnjë sistem hekurudhor elektrik, 22 vjet demokratët dhe socialistët dëmtuan edhe sistemin e ndërtuar me punë vullnetare gjatë sistemin komunist, 22 vjet demokratët dhe socialistët na lanë vendin e vetëm në Evropë pa sistem hekurudhor në gjithë vendin. 22 vjet demokratët dhe socialistët nuk ndërtuan as tren elektrik, as tramvaj, as trena nëntokësor. 22 vjet demokratët dhe socialistët i kanë lënë shqiptarët ende me trena kinez dhe lokomotiva ruse.
Sipas Aleancës KuqeZi, në këto 22 vite Shqipëria mbeti pa shina e binarë në qeverisjet e demokratëve dhe socialistëve. Ao premtoi se një nga tenderimet e para publike do të jetë forcimi i sistemit hekurudhor duke filluar nga ndërtimi i menjëhershëm i sistemit të trenave elektrik të linjës Tiranë-Durrës-Kavajë-Lushnje-Fier-Vlore.
Investimi i qeverisjes kuqezi në këto linja synon të rrisë ndjeshëm frekuentimin e zonave turistike por edhe të lehtësoj lëvizjen e qytetarëve apo turistëve. Mijëra studentë apo të punësuar hyjnë dhe dalin çdo ditë në Tiranë për shkak të studimeve apo vendeve të punës. Si në çdo kryeqytet të botës Tiranës i duhet një sistem integral dhe i kombinuar nga të gjithë mjetet dhe rrugët e transportit rrugor apo hekurudhor.
Pas më shumë se dy dekadash kaos dhe shkatërrim të sistemit nga qeverisjet demokrate dhe socialiste Aleanca KuqeZi do të zbatojë me forcë futjen e Shqipërisë në binarët e një sistemi të planifikuar ekonomik mbarë kombëtar të bazuar në nacionalizmin ekonomik, përfundon deklarata e Aleancës.