E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca KuqeZi: Të largojmë qeverinë më të korruptuar në Evropë

Share

Aleanca KuqeZi zhvilloi një tubim entuziast në qytetin e Rrogozhinës ku qindra qytetarë, përtej çdo parashikimi iu bashkuan lëvizjes politike Aleanca KuqeZi. Të mbledhur në pallatin e kulturës në qytetin e njohur si bastion i demokratëve, qytetarët e Rrogozhinës të indinjuar nga indiferenca 22 vjeçare e pushtetit dhe të motivuar nga shpresa dhe fryma e Aleancës KuqeZi me brohoritma kërkuan largimin e qeverisë së kryeministrit të Shqipërisë, por jo të shqiptarëve.

I pranishëm në këtë aktivitet kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu u ndal në problematikat e qytetarëve dhe qorrsokakun ku është zhytur vendi dhe jeta e çdo qytetari të tij, qoftë ky i majtë apo i djathtë.

Të largojmë qeverinë më të korruptuar në Evropë dhe ta bëjmë sa më parë, dukë bashkuar forcën e zërit dhe fuqinë e dijes. Të bashkuar do tia dalim të largojmë qeverinë e ministrave më të pasur në historinë 100 vjeçare të Shqipërisë deklaroi kryetari i lëvizjes politike Aleanca KuqeZi.

Lideri i kuqezinjve u ndal më tej tek bllokada që strukturat e pushtetit qendror dhe vendor kanë orkestruar ndaj aktivitetit politik të Aleancës KuqeZi.

Ata sjanë burra ata janë burracakë. Kanë angazhuar çdo qelizë të pushtetit të tyre që e trajtojnë si pronë të trashëguar për të bllokuar ortekun kuqezi i cili po mbledh rreth tij shqiptarët pa dallim feje, krahine, gjinie dhe bindje. Ata kanë frikë nga NE, kanë frikë nga JU, ata kanë frikë nga kuqezinjtë deklaroi lideri i kuqezinjve Kreshnik Spahiu.

Në përfundim të aktivitetit me qytetarët e Rrogozhinës Kreshnik Spahiu shpërndau karta anëtarësie për qindra të rinj dhe të reja që iu bashkuan Aleancës KuqeZi në qytetin e Rrogozhinës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›