Nikoliç zgjidhet presidenti i ri i Serbisë

Gjatë votimit në Serbi
Nacionalisti, Timosla Nikoliç është zgjedhur si presidenti i ri i Serbisë. Nga numërimi i votave del se Nikoliç ka marrë 49.4% të votave kundrejt 47.4% të Boris Tadiç.
Presidenti në largim ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren Nikoliçin duke kërkuar vijimin e orientimit strategjik të Serbisë për anëtarësimin në BE.
Presidenti i sapo zgjedhur nga ana e tij ka theksuar se Serbia do të qëndrojë në rrugën e saj Evropiane.
Kjo është një pikë kthese për Serbinë… këto zgjedhur nuk ishin për të përcaktuar se kush do ta çojë Serbinë në BE, por kush duhet të zgjidhë problemet ekonomike të krijuara nga Partia Demokratike (e Boris Tadiç), është shprehur Nikoliç.
Serbia numëron një papunësi prej 24% dhe një borxh të jashtëm prej 24 miliardë euro. /BBC/
Përgatiti: F.S
* * *
Prej orës 7 të mëngjesit, qendrat e votimit në Serbi janë hapur për zhvillimin e raundit final për zgjedhjen e presidentit. Qytetarët do të zgjedhin mes Boris Tadiçit dhe Timoslav Nikollit.
Në raundin e parë, Tadiç doli i pari me 25.31% të votave ndërsa Nikolliç i dyti me 25.05%.
Një total prej 6.7 milion qytetarësh do të kenë mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.
Serbët që jetojnë në 22 vende mund të votojnë në 38 qendra votimit, ndërsa qytetarët e saj që jetojnë në SHBA, Kanada, Britania e Madhe kanë votuar të shtunën.
Ndërsa në Kosovë do të jenë të hapura 90 qendra votimit ku 109 mijë votues të regjistruar do të kenë mundësi të votojnë. /B92/
Përgatiti: F.S