E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti socialist Gaçi: Aleancë me LSI? Për moratoriumin jemi bashkë

Share

Aleanca PS-LSI mund të reflektohet që nga seanca plenare e 8 qershorit, ku do të votohet propozimi i PS-së për shfuqëzimin e moratoriumit të skafeve.

Nismëtari Artan Gaçi, në një propnocim për Ora News, thotë se pro amendimit të PS-së janë edhe deputet të LSI-së. Sipas tij mbështesin nismën edhe deputetë të mazhorancës po nuk do të thyejnë qëndrimet e grupit duke marrë parasysh kundërshtimet e kryeministrit Sali Berisha.

Në këtë pikë ai bën apel që shfuqëzimi i moratoriumit duhet të kalojë me konsensus pasi ligji e ka humbur funksionin e tij dhe po penalizon shtetasit shqiptarë duke bllokuar turizmin dhe zhvillimin e gjithë infrastrukturës.

Më datën 8 qershor Kuvendi do të votojë për Për shfuqizimin e ligjit Për shpalljen e Moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë, një propozim që pritet të sjellë jo pak debate pasi demokratët kanë deklaruar se moratoriumi ka dhënë rezultate në parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike. Vetë Kryeministri Berisha, e ka cilësuar nismën si të papranueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›