E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Lulëzim Destani ka takuar Klintonin. Në një vend me Metën ka bërë fotografinë

Share

Bill Klintonin e ka takuar edhe Lulëzim Destani. Në takimin e dytë vjetor të Qendrës për Dialog dhe Bashkëpunim Global, që u mbajt në Vjenë prej 16-18 Maj, Bill Klintoni ka pozuar fotografi me shumë pjesëmarrës në takim. Mes tyre dhe shqiptarët që merrnin pjesë aty. Vet Klinton ka folur për  çështje të ndjeshme siç është dialogu serioz ndërmjet politikanëve, pastaj konsiderata ndaj vlerave etike dhe virtyteve si: ndershmëria, besueshmëria, përgjegjshmëria, transparenca dhe besimi i ndërsjellë te biznesi dhe politika.

Lulezim Destani, Bill Klinton

Biznesmeni shqiptar nga Maqedonia Lulëzim Destani, ta takuar Klintonin dhe Wesli Klarkun, ish gjeneralin që bombardoi Jugosllavinë për të çliruar Kosovën. Kanë diskutuar të dy se si krahas bizneseve tjera të kompanive të tij, ata operojnë edhe në dhënien e shërbimeve të integruara logjistike forcave të NATO-s dhe armatës Amerikane, dhe jo vetëm në fushat e krizës, por edhe në vende të zhvilluara si për shembull në Gjermani.

Dhe duket që nuk qenkan takuar kot. Kanë fol së paku për një plan biznesi. Ilir Meta ka dash vetëm fotografinë. Ajo I bën punë në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›