Aleanca Kuqezi Athina ndikoi ne procesin e regjistrimit
Dokumenti i zbuluar dje qe i eshte derguar Parlamentit grek nga ministri i Jashtem i ketij vendi ka sjelle edhe reagimin e ashper te perfaqesuesve Kuq e Zi. Nje nga perfaqesuesit e Aleances theksoi se tashme ka dale hapur fakti se qeveria greke ka qene teper e perfshire ne procesin e regjistrimit te popullsise ne vendin tone. Madje Aleanca Kuq e Zi thekson se i gjithe procesi eshte i pergatitur nga pala greke dhe u vu ne zbatim pa asnje kundershtim nga qeveria shqiptare. Nisur nga keto te dhena Aleanca nuk nguroi ta cilesonte kete proces si nje turp kombetar. Sipas perfaqesuese te Aleances ky qendrim nuk shkon paralel me qendrimin qe mban pala greke ndaj emigranteve shqiptare. Ne Shqiperi minoritetet gezojne privilegje te shumta ndryshe nga emigrantet shqiptare ne Greqi te cilet vriten dhe keqtrajtohen nderkohe qe qeveria shqiptare nuk reagon theksojne perfaqesuesit e Aleances duke i kerkuar pales shqiptare qe te jete me aktive ne mbrojtjen e qytetareve te saj brenda dhe jashte vendit. Keto deklarata te Aleances nuk kane munduar asnjehere gjate muajve te fundit kur procesi i regjistrimit te popullsise dhe banesave ka marre jete.