E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton dyfishimin e gjobave

Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi sot ligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.

Sipas ndryshimeve që i janë bërë ligjit që do të hyjë në fuqi dy javë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, pritet që gjobat për shkeljet e kodit të dyfishohen. Ndryshimet në Kodin Rrugor u miratuan pak javë më parë në Kuvend me konsensus mes palëve. Ky ligj kërkonte 3/5 e votave për t`u miratuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›