E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU leter Fyles e Barrozos per kthimet e cameve nga Greqia

Reagimi

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet pershendeti dje reagimin e Komitetit Shqiptar te Helsinkit qe e radhiti ceshtjen e kthimit te shqiptareve te amerise ne kufirin grek si nje nder problemet me kryesore te te drejtave te njeriut per vitin 2011. Sekretari per mediat i PDIU-se nepermjet nje konference per shtyp theksoi se institucionet shqiptare duhet te reagojne gjithashtu ndaj kesaj shkeljeje te perseritur te te drejtave te njeriut qe behet nga pala greke. PDIU vlereson thirrjen e Komitetit Shqiptar te Helsinkit per nje zgjidhje te ketij problemi nga shteti shqiptar. Institucionet shteterore shqiptare kane detyrim dhe pergjegjesi kushtetuese per respektimin e dinjitetit dhe te te drejtave te shtetasve te tij theksohet ne kete deklarate duke i bere thirrje institucioneve te vendit te marre masat per ti dhene fund ketyre praktikave. Nga ana tjeter PDIU thekson se denoncime per keto jane bere edhe ne institucionet e Bashkimit Europian te komisioneri Fyle dhe presidenti Barrozo ne Keshillin e Europes ne ambasadat e vendeve te Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane si edhe te komisioneri i te drejtave te njeriut ne Strasburg z. Hamerberg. Ne keto kushte PDIU shprehet e bindur se denoncimet e herepashershme zyrtare dhe publike si dhe kontaktet me autoritetet shqiptare dhe europiane kane dhene efektet e para nepermjet demarsheve perkatese prane qeverise greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›