E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali në Britani, deputeti konservator vishet si nazist

Deputeti konservator britanik Aidan Burley është pushuar nga detyra e tij e sekretarit parlamentar në ministrinë e Transportit. Arsyeja e largimit nga detyra sipas Daily Mail ishin disa fotografi të publikuara që e paraqesin atë të veshur në një uniformë të ushtarëve nazistë.

Fotot janë realizuar në një festë lamtumire, e cila ka qenë me temë nazizmin. Partia ka bërë të ditur se politikani është sjellë në një mënyrë jo korrekte dhe të gabuar dhe si rrjedhojë ai është shkarkuar nga detyra e tij. Kryeministri David Cameron ka urdhëruar një hetim mbi sjelljen e Burley.

Ndërkohë që burime pranë politikanit kanë bërë të ditur për mediat britanike se Burley është penduar jashtëzakonisht shumë për sjelljen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›