Aleanca Kuqezi: Të ndalet shovinizmi sllav

Kjo Aleancë shpreh shqetësimin e saj gjithashtu për situatën ne Malin e Zi dhe Maqedoni.
“Sa i përket deklaratave të Boris Tadiç, ne deklarojmë se ato nuk janë asgjë më shumë se sa veprime shoviniste dhe sllavizëm primitiv. Me deklaratën e tij presidenti i Serbisë po provokon 10 milion shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre prej mijëra vitesh. Ne deklarojmë se Kosova nuk është tokë serbe por është tokë shqiptare dhe tokë e shqiptarëve”, thekson AK-ja.
Më tej thuhet se ku grupim shpreh mbështetjen morale për shqiptarët e Malit të Zi të cilët po përballen me vendime provokuese të Parlamentit malazez, i cili sipas AK-së, ka cenuar simbolet kombëtare shqiptare me vendime e ligje kundër kombit shqiptarë.
“Një tjetër akt shovinist u regjistruar në Maqedoni, ku qeveria ka hequr nga tabelat informuese të Aeroportit Kombëtarë gjuhën shqipe. Një akt i shëmtuar dhe provokues kur dihet zyrtarisht se 60% e trafikut ajror në hyrje dhe në dalje të Maqedonisë zihet nga shqiptarët. Në këto kushte kur shovinizmi sllav po kalon kufijtë normal dhe po cenojnë të drejtat e shqiptarëve në rajon, Aleanca KuqeZi i kërkon me insistim qeverisë shqiptare që të thyej heshtjen përmes Tiranës zyrtare dhe të kundërshtojë zyrtarisht më një qëndrim të ashpër këto veprime që po dëmtojnë dhe cenojnë interesat kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon”, vijon deklarata.
Aleanca KuqeZi deklaron dhe kërkon që shqiptarët në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës të mos trajtohen si fqinj, pasi ata jetojnë në trojet e tyre etnike. /S.Ll/Start/
2012-01-08 13:09