Aleanca Kuqezi, takim në La Sapienza
Aleanca Kuqezi ka zhvilluar një takim me studentët shqiptarë në universitetin La Sapienza, në Romë, në kuadër të fushatës së saj kundër regjistrimit.
Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe lektorë të njohur italianë, të cilët kanë dhënë opinionin e tyre lidhur me këtë cështje.
Qindra studentë kanë nënshkruar peticionin kundër regjistrimit të popullsisë në baza etnike dhe fetare.
Ndërkohë, aktivistët e Aleancës Kuqezi kanë deklaruar se do të kërkojnë që emigrantëve shqiptarë në vitin 2013 tu garantohet vota dhe të gjitha të drejtat kushtetuese./tch/