E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët nuk lejojnë një tjetër çam të kalojë kufirin

Një i moshuar nga Vlora, i lindur në Gumenicë në 1937, nuk është lejuar të udhëtojë drejt Greqisë për të parë fëmijet e tij, vetëm për shkakun se ka lindur në Çamëri.

Xhelal Hajrulla, u ndalua dy herë me radhë në Kapshticë dhe Kakavijë, vetëm për prejardhjen e tij.

Gjatë një interviste dhënë Top Channel ai tha se në Kapshticë i thanë se ndalohej me urdhër të qeverisë greke dhe në raportin për kthimin e tij u shtua se ishte i rrezikshëm në disa shtete të BE-së.

U nisa nga Kapshtica për të vajtur për të takuar fëmijët në Athinë. Kur shkova në Kapshticë dogana greke më tha që kemi dy ditë që e kemi ndaluar me urdhër qeverie për të mos kaluar ata që kanë lindur në Çamëri. I padëshirueshëm për rendin publik në Greqi dhe person i rrezikshëm në disa shtete të Europës, për mua, thotë për Top Channel, Xhelal Hajrulla.

Ndërsa shefi i doganës greke të Kakavijës e ka shtuar më tepër dozën e urrejtjes duke i thënë se Çamëria ka vdekur.

Më merr dhe më con tek shefi i doganës greke. U ula në stol. Pasi pa pasaportën më tha hajde këtu. Çamëve më tha do tu presim kokën se Çamëria më tha ka vdekur, tregon i moshuari.

I moshuari ka bërë apel Ministrise së Jashtme që të ndërhyjë për të bërë zgjidhje për rastet e shumta ndaj shtetasve shqiptarë me origjinë çame, si dhe i bëri thirje PDIU-së të protestojë në lidhje me këto akte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›