E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Në KQZ po ndodh një shfaqje e shëmtuar

Partia Socialiste ka akuzuar KQZ-në se po bën një shfaqje të turpshme, duke u përpjekur që tja japë me çdo kusht fitoren Lulzim Bashës. Deputeti Eduard Shalsi tha se për këtë përgjegjës direkt është Sali Berisha.

Berisha po përdorur çdo mjet anti-ligjor dhe anti-demokratik për ta kthyer fituesin në humbës dhe humëbësin në fitues. Ai po manipulon procesin dhe kutitë ku gjendet fletët e votimit theksoi Shalsi.

Gjithashtu Shalsi e cilësoi procesin e numërimit të fletëve të kontestuara si shfaqje e shëmtuar që po ndodh në KQZ ndërsa akuzoi kreun e këtij institucioni se po jep urdhra të cilat nuk mbështeten në ligj.

Po hapen kutti me kode që nuk përputhen me procesverbale. Pamë fletë jashtë zarfeve të mbyllura theksoi Shalsi ndërsa ka shtuar KQZ-ja po i ngjan pazarit të gjësë së gjallë dhe jo një institucioni serioz.

Më tej deputeti I PS-së theksoi se kryeministri Berisha duke mos e patur kurajon të pranojë humbjën po e çon vendin në një shteg të rrezikshëm dhe me një kosto të madhe për shqiptarët.

Qytetarët folën dhe votat u numëruan. Saliu humbi kjo është e vërteta e patjetërsueshme e zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë tha deputeti Shalsi në një konferencë shtypi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›