E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca e qeveritarëve ekstremistë me të ndërkryerit

10-09-2011 / “Hareetz”

Në prapaskenë të asaj që kryeministri izraelit dhe zëdhënësi i tij e quajtën si “delegjitimimi” i Izraelit, një ngjarje e bujshme bëri vend së fundmi në Izrael nën hyqmin e predikuesit dhe figurës së bujshme të ekranit të televizionit, Glen Beck-ut. Në krah të Beck-ut qendronin figura të njohura të krahut të ekstremit të djathtë të republikanëve amerikanë, si dhe një grup udhëheqësish të ungjillorëve sionistë. Glen Beck-u nuk e lë asnjëherë pa shfrytëzuar rastin të përflasë larë e palarë për presidentin amerikan Barack Obama dhe të sfidojë pareshtur administratën e tij. Programi televiziv që ai drejton humbi përqindje të lartë shikueshmërie edhe tek të djathtët ekstremë të “Fox Broadcasting”, çka shkaktoi pezullimin e tij nga puna. Pak javë më parë, ai transmetoi një reklamë ku të rinjtë laburistë norvegjezë të masakruar nga një fundamentalist i ekstremit të djathtë krahasoheshin me “Të Rinjtë Hitlerianë”. Shumë prej figurave qendrore të judaizmit shprehën kundërshtinë e tyre ndaj yshtjeve të Glen Beck-ut që iu kundërvu ashpër financierit hebre Xhorxh Soros dhe intelektualëve të tjerë, duke i “akuzuar” si mbështetës të liberalëve dhe pikëpamjeve të majta. Në dhjetë vitet e fundit, e djathta ekstremiste izraelite ka thelluar aleancën me krerët e lëvizjeve ungjillore që e shquajnë veten si sionistët e krishterë. Rabinë e politikanë të ndryshëm mbajnë lidhje të afërta me këta predikues, përfshirë këtu edhe ata që përhapin idetë e nevojës së një Holokausti të ri ndaj hebrenjve, me qëllim që të mundësohet “Ringjallja e Jezusit”. Këta rabinë e politikanë pranojnë edhe donacione nga predikues të tillë. Mbetet ende mister se si persona të partisë që qeveris vendin. Likud-it, e për më tepër, zv/kryeministri izraelit Moshe Ya’alon dhe një figurë me peshë si parlamentari dhe kryetari i "Organizatës Ndërkombëtare të Likud"-it, Dany Dannon, janë pjesë e qarqeve të ithtarëve të Beck-ut. Madje edhe deputeti tjetër i Knesset-it (Dhomës së Përfaqësuesve), z.Einat Wilf. Pritej që qeveria dhe politika të ndalonin veprimtarinë e “Korporatës së Zhvillimit të Jerusalemit Lindor”(EJDC) për të ngritur një park arkeologjik pranë Xhamisë Al-Aksa dhe rrethinave të Silwan-it, me qëllim që të mos i hidhej benzinë zjarrmisë së ekstremistëve të djathtë. Këto janë shkreptima që dëshmojnë se prioritetet e Netanjahut janë bërë lesh e li. Vetëm disa javë më parë qeveria izraelite u mohoi të drejtën dhjetëra veprimtarëve paqësorë për të hyrë në Izrael - ata dëshironin të demonstronin jo-dhunshëm në mbështetje të përpjekjeve për një Palestinë të Pavarur. Asokohe, u tha se ky ishte një “provokim”. Për rrjedhojë, edhe veprimtaria e fundit nuk mund të shquhet më pak provokuese.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›