Maqedoni, sekuestrohen 117 kg marijuanë, pranga 2 shqiptarëve
MAQEDONI- 117 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar nga autoritet maqedonase, ndërkohë që dy shqiptarë janë arrestuar.
Mediat vendase bëjnë me dije se droga u sekuestrua në një autobus me targa shqiptare, që drejtohej nga pronari, E.B. nga Tirana, i cili është arrestuar bashkë me shoqëruesin e tij, të identifikuar me inicialet K.B.
Droga, e paketuar në 144 pako ishte fshehur në pjesët boshe mbi gomat e parme dhe të prapme përmes hapësirës së bagazhit dhe në hapësirën për ventilim mbi ulëset e autobusit. Në momentin e kontrollit të policisë në autobus kishte rreth 20 udhëtarë.
(e.m/BalkanWeb)