Turqi, policia ujë dhe gaz lotsjellës kundra demonstruesve
STAMBOLL- Në Turqi, protestuesit nuk po i binden një kërkese të qeverisë për t'u larguar nga një park i Stambollit, ku është planifikuar të bëhen ndërtime. Ndërkohë, mbrëmë gjatë natës, policia arrestoi dhjetëra protestues në kryeqytetin Ankara.
Policia turke ka ndërhyrë ashpër sot në mbrëmje për të shpërndarë qindra demonstrues të grumbulluar në sheshin ''Taksim''.
Pas shumë paralajmërimesh, forcat e rendit përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e demonstruesve
Kryeministri turk është takuar me dy grupe protestuesish në përpjekje për të shmangur pasojat mbi qeverinë.
Prej dy javësh, planet për të prishur parkun afër sheshit Taksim janë bërë shkak për demonstrata dhe marshime proteste.
(e.m/BalkanWeb)