Përplasja për Tirana-Partizani, gjykata: Rrahu policin, gjobë 100 mijë lekë tifozit
TIRANE- Përplasjet mes tifozërive në derbin e kryeqytetit gjatë vitit të kaluar shkaktuan trazira në Tiranë. Tirana-Partizani ishte ndeshja e tetorit 2012 që shkaktoi një sherr masiv mes tifozëve të të dyja ekipeve. Policia tentoi të ndërhyjë dhe një nga tifozët e Tiranës qëlloi me grushte dhe ofendoi oficerin e policisë. Të paktën kështu ka vendosur gjykata, e cila e ka gjobitur të riun A.P. me 100 mijë lekë të reja. Më poshtë vijon vendimi i plotë i gjyqit, i marrë pak ditë më parë.
VENDIMI I PLOTE
Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është sjellë për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurit A.P., akuzuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik me dhunë”, parashikuar nga neni 236/2 i K.Penal. Më dt.03.10.2012, punonjësi i policisë së rendit publik të Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, shtetasi Gentian Lila ka kallëzuar të pandehurin, pasi është goditur nga i pandehuri me sende të forta. Kallëzuesi Gentian Lila ka shpjeguar se, ditën e ngjarjes ka qenë i planizuar me shërbim pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, pasi po luhej ndeshja Tirana-Partizani. Pas ndeshjes kallëzuesi ka konstatuar se në afërsi të lokalit “Ujvara” po zhvillohej një konflikt fizik mes tifozëve të Partizanit dhe tifozëve të Tiranës. Në një moment ai ka parë që një mjet me targa AA777EE kishte ndaluar në rrugë dhe personat që ishin në të po konfliktoheshin me persona të tjerë, duke u goditur me pankartat që mbanin në duar si dhe duke thyer xhama. Në këtë situatë ka ndërhyrë kallëzuesi, duke u prezantuar si punonjës policie, duke nxjerrë madje edhe dokumentin e policisë. Por, dhuna jo vetëm që nuk u ndalua, por u drejtua drejt tij. Në këtë moment shtetasi Gentian Lila ka njoftuar eprorët e tij dhe në ndihmë i ka ardhur edhe patrulla e përgjithshme. Më i spikatur në grupin e tifozëve ishte një tifoz, i cili u konfrontua dhe fizikisht me kallëzuesin, duke i grisur bluzën dhe madje duke e goditur me grushta. Shtetasi që e dhunoi edhe gjatë prangosjes, vazhdonte të shante dhe ofendonte forcat e rendit, si dhe të kundërshtonte punonjësit e policisë. Pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë nr.2 Tiranë, u identifikua se ky shtetas ishte i pandehuri A.P., tifoz i skuadrës së Tiranës. Kallëzuesi shpjegon se, edhe pse ata e prangosën, ai vazhdonte të bënte rezistencë duke tentuar të godiste edhe policët e patrullës. RREFIMI I TIFOZIT
I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, shtetasi A.P. ka deklaruar se atë ditë ka parë ndeshjen Tirana–Partizani në stadium. Pasi ka dalë nga stadiumi, në vendin e quajtur rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë disa lojërave të fatit “Admiral”, dëgjoi një ofendim që vinte nga persona brenda mjetit “Mercedez Benz” 270, me targa AA777EE – sharje për tifozët e Tiranës. Sipas të kallëzuarit, në ato momente, një djalë i ri rreth moshës 25 vjeç, të cilin nuk e njihte, ka ngritur një tabelë reklamash në rrugë me qëllim për të trembur drejtuesin e mjetit që e ofendoi. Sipas shtetasit A.P., në këtë kohë, duke qenë se ai ishte tifozi me moshë më të madhe, ka kapur tabelën e reklamës dhe e ka ulur në tokë. Në këto çaste ka ndërhyrë një person i veshur civil, të cilin nuk e njihte, dhe e ka kapur nga trupi. I pandehuri pretendon se, ka besuar që ky person ka qenë tifoz i klubit Partizani dhe kishte qëllim që ta godiste. Për pasojë, kishte menduar që të mbrohej dhe ka kundërvepruar. Personi në fjalë i është prezantuar si punonjës policie, por nuk i ka treguar asnjë dokument. Sipas shtetasit A.P., punonjësi i policisë, Gentian Lila i ka kërkuar që të shkonte në komisariat dhe ai është ngjitur në furgon të policisë. Nga ana e punonjësve të policisë janë kryer edhe veprime të tjera proceduriale, si: është përpiluar raporti përkatës për këtë ngjarje; është bërë këqyrja e punonjësit të policisë; është vendosur dhe është kryer ekspertimi mjeko-ligjor për shtetasin Gentian Lila; janë marrë deklarimet e personave të pranishëm në vendngjarje etj…
VERSIONI I POLICIT
Sipas deklarimit të punonjësit të policisë Gentian Lila rezulton se, i pandehuri e ka goditur menjëherë, pasi ky i fundit i është prezantuar të pandehurit si punonjës policie, duke u identifikuar. Më pas, i pandehuri A.P. është shoqëruar në Komisariat. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr.1274, dt.04.10.2012, rezulton se, tek shtetasi Gentian Lila janë konstatuar dëmtime që kanë sjellë paaftësi të përkohshme në punë në masën deri në 9 (nëntë) ditë. Sa më sipër, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka marrë të pandehur shtetasin A.P., nën akuzën e kryerjes së veprës penale të parashikuar nga neni 236/2 i KP. I pyetur rreth akuzës, i pandehuri A.P. ka theksuar se, ka qenë duke brohoritur pas ndeshjes dhe se nuk ka goditur apo të ketë debatuar me njeri. Në këto kushte, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar dhe është sjellë për shqyrtim procedimi penal në ngarkim të të pandehurit A.P., akuzuar për kundërvajtjen penale të “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik me dhunë”, parashikuar nga neni 236/2 i K.Penal Kjo akuzë nuk u pranua gjatë gjykimit nga i pandehuri, i cili, nëpërmjet mbrojtësit të tij, ripohoi qëndrimin e mbajtur gjatë hetimeve se, ishte keqkuptuar me punonjësin e policisë, të cilin e kishte kujtuar si tifoz të skuadrës Partizani që donte ta godiste. Aktualisht i pandehuri është kryefamiljar me fëmijë të mitur dhe burimi kryesor i të ardhurave për familjen e tij. Për pasojë, kërkoi një dënim sa më të butë nëse do të deklarohej fajtor.
ARGUMENTIMI I GJYKATES
Gjykata e gjen fajtor të pandehurin A.P. për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik me dhunë”, parashikuar nga neni 236/2 i K.Penal. Duke qenë se, ndaj të pandehurit A.P. u procedua me gjykim të shkurtuar, në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.P. dënohet me 100 000 (njëqind mijë) lekë gjobë. Nisur nga vlera e gjobës dhe gjendja social-ekonomike e të pandehurit, Gjykata çmon se, i pandehuri duhet ta paguajë gjobën brenda një afati prej 1 (një) viti nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë. Gjykata çmon se, dënimi i mësipërm është në përputhje me rrezikshmërinë e veprës penale, rrethanave të kryerjes dhe rrezikshmërinë e autorit të saj, në rastin konkret. Gjithashtu, dënimi i dhënë do t’i shërbejë të pandehurit për edukimin e tij, parandalimit të kryerjes së veprave penale nga i pandehuri, rehabilitimit të tij, si dhe parandalimit të përgjithshëm të kësaj vepre penale në shoqëri. Meqenëse i pandehuri u deklarua fajtor për një vepër penale, bazuar në nenin 485 të K.Pr.Penale, i pandehuri detyrohet të paguajë shpenzimet e kryera gjatë hetimeve paraprake në shumën 1 000 (njëmijë) lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore.
PER KETO ARSYE Gjykata, bazuar në nenet 379, 390, 406 e 485 të K.Pr.Penale. V E N D O S I
Deklarimin fajtor të të pandehurit A. Osman P., për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik me dhunë”, parashikuar nga neni 236/2 i K.Penal, dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.P. dënohet me 100 000 (njëqind mijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 34 të K.Penal kjo gjobë do të shlyhet nga i pandehuri brenda një viti nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake në shumën 1 000 (njëmijë) lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore, i ngarkohen të pandehurit. Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij. U shpall sot në Tiranë, më dt.03 qershor 2013!
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)