“Aleanca globale antikrizë” dhe Shqipëria
PROF. ANASTAS ANGJELI
Kjo është një krizë globale,që ka prekur dhe po prek ekonomitë e gjithë vendeve dhe mund të përballohet ...me qëndrime të përbashkëta", ka qenë dhe mbetet mendimi i unik, jo vetëm i liderëve të vendeve më të zhvilluara të globit dhe grupimeve të tyre (G-7, G-8, G-20, G-24), por edhe i institucioneve më të rëndësishme financiare ndërkombëtare (FMN,BB, OBT etj.), analistëve, ekspertëve dhe ekonomistëve më në zë në botë. Rrathët e këtij "tërmeti ekonomik e financiar" që po përjeton ekonomia botërore, vazhdojnë të shpërndahen me shpejtësi dhe, tashmë, "rrethi i tretë" i tyre po godet edhe vendet e varfra. FMN-ja, edhe pse kishte paralajmëruar, tani ka arritur në përfundim se, "rrethi i parë" i goditjes së krizës globale kapi dhe goditi vendet e zhvilluara, "rrethi i dytë" vendet në zhvillim, dhe tashmë, valët e "rrethit të tretë" po godasin vendet e varfra, në krye të listës me 22 shtete (edhe pse për shkak të renditjes alfabetike), përfshihet edhe Shqipëria. Mbështetja për përballimin nga kriza për këto vende - thuhet në deklaratën e FMN-së, kërkon miliarda dollarë.
ALEANCA GLOBALE ANTIKRIZE
Ndërsa avancimi i krizës globale dhe pasojat e saj, po kryhen me shpejtësi pas gjysmës së dytë të vitit 2007, në shumë vende, edhe reagimi ndaj tyre, masat, "planet dhe programet e shpëtimit" të ndërmarra (në vende të ndryshme veç e veç, apo në mënyrë të përbashkët, BE-ja, vendet e Azisë, G-7, G-8, G-20, FMN, BB, OBT-ja etj.) janë miratuar e po miratohen dhe kanë filluar të zbatohen. Sa më shumë kohë kalon nën ndikimin e kësaj krize, aq më i domosdoshëm dhe më i madh është dhe po bëhet bashkëpunimi, harmonizimi i veprimeve antikrizë, çka dëshmon për konturimin e një "Aleance Globale Antikrizë". Në funksion të kësaj aleance po vihen jo vetëm idetë dhe mendimet, por edhe veprimet konkrete të vendeve të veçanta dhe të gjithë vendeve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, bashkërisht. Kështu paketat e injektimit të ekonomisë në SHBA, Kanada, Angli, Gjermani, Francë, Itali, Belgjikë, Japoni, Kinë, Rusi etj., nuk shikohen më jashtë kontekstit të veprimeve që ndërmerr Federal Rezerva në SHBA, dhe BQE-ja (Banka Qendrore Europiane) apo nga nismat, vendimet dhe veprimet që do të merren e do të realizohen, apo do të kryhen nga BE-ja (jo vetëm për vendet anëtare, por edhe për vendet e Europës Lindore), pas takimit të pritshëm SHBA-BE, samitit të G-20 apo raundit të pritshëm të OBT-së. Pra, konturimi, realizimi dhe veprimi i një "Aleance Globale Antikrizë": po shndërrohet në realitet. Por çfarë synon ajo?
Së pari, padyshim që një analizë më të thellë të shkaqeve, pasojave, shtrirjes së krizës në hapësirë gjeografike dhe kohëzgjatjes së saj.
Megjithëse shumë shkaqe të kësaj krize janë identifikuar, mënyra dhe shpërndarja gjeografike e saj po vëzhgohet, ende askush nuk mund të përcaktojë me saktësi një "datë fikse" të daljes nga kjo krizë. Edhe parashikimet për një fillim të rigjallërimit të ekonomisë amerikane dhe më pas të asaj globale pas vitit 2010, të deklaruara nga Presidenti i SHBA-së, Obama dhe të pasuara nga presidenti i FED, Bernake, do të kondicionohen nga aksionet dhe rezultatet e kësaj "Aleance Globale të Përbashkët". Megjithatë, studiues dhe ekonomistë të shquar japin tre variante të shfaqjes së krizave të këtij lloji (krizës globale që ka përfshirë ekonominë botërore) në përgjithësi. Sipas tyre dhe analistëve më në zë, jo vetëm që kjo krizë do të thellohet akoma, por nga të tre format klasike që ajo mund të shfaqej, është shfaqur në formën më të ashpër dhe të rëndë dhe, më e keqja është duke ardhur. Sidomos në vendet e varfra.
Grafikisht tre rastet e formës së këtyre krizave kanë ngjashmëri me germat: V, U, L.
Pra: 1-V 2-U 3-L
Rasti i parë, në formë V-je konsiderohet rasti më i mirë nga tre rastet e mësipërme (të tre janë të dëmshëm), pasi ngritja ekonomike vjen menjëherë kur mbaron rënia.
Rasti dytë, në formë U-je është rasti i mesëm, ku pas rënies ka një farë kohe qëndrim në rënie dhe një ngritje të butë, e jo të menjëhershme.
Rasti tretë, ai në formë L-je, është më i rëndi, pasi dihet rënia, pritet një qëndrim i gjatë në rënie, por nuk dihet se sa dhe kur fillon rritja. Të gjithë analistët, deri tani, janë të mendimit se kriza aktuale ndodhet në rastin e tretë, bile vetëm sa ka kaluar gjysmën e bishtit vertikal të "L-së" dhe vazhdon të jetë në rënie, duke mos prekur ende fundin, dhe duke mos përcaktuar një afat të përafërt se sa kohë do të qëndrojë në pjesën horizontale të germës L., pra duke mos ditur ende se kur do të fillojë rritja (kthesa).
Pikërisht, për këtë, vetëm një "Aleancë Globale Antikrizë" mund të përballojë këtë krizë globale. Dhe kjo tashmë ka filluar të funksionojë. Pra, megjithëse ekonomia globale ndodhet në "FUNDIN E FILLIMIT TE KRIZES", funksionimi i "Aleancës Globale Antikrizë", ky realitet, po jep efektet e para.
Së dyti, hartimin, miratimin, harmonizimin në masa e veprim të programeve të shpëtimit nga kriza. "Programet e shpëtimit nga kriza", në ShBA (Plani OBAMA i miratuar dhe që ka filluar të zbatohet), vendet e BE-së dhe të Azisë, kanë filluar të injektojnë ekonomitë e këtyre vendeve dhe tashmë priten efektet pozitive të tyre.
Së treti, nxjerrjen e mësimeve dhe përvojave nga kriza dhe efektet e saj, për fazën e zhvillimit të ekonomisë kapitaliste (globalizimit) tregut të lirë, reformave që duhet të ndërmerren etj. Kjo ka vënë në lëvizje shkollat filozofike dhe ekonomike, shkencëtarët dhe akademikët, mendimet e ekspertëve, ekonomistëve, financierëve, bankierëve dhe analistëve më në zë, institucionet ekonomike e financiare ndërkombëtare, nismat dhe veprimet e liderëve të vendeve më të zhvilluara dhe ekipet ekonomike e financiare të tyre etj.
Në funksion të këtij qëllimi kanë dalë në pah dhe po diskutohen edhe çështje të tilla si "krijimi i një rendi të ri ekonomik e financiar ndërkombëtar", (Idetë e Planit Obama dhe nismat e Gordon Brown-it), ku rregullat e reja të mbikëqyrjes dhe funksionimit si dhe reformimi i sistemit financiar (bankar), reformimi i FMN-së dhe institucioneve të tjera, apo masa antiproteksioniste që duhet të merren, konsiderohen jetike për daljen nga kriza globale. Këto në fund të janarit 2009, në takimin e Davosit, u pasuan edhe nga ideja e Kancelares gjermane, znj. Merkel, për krijimin e një "KESHILLI TE SIGURIMIT EKONOMIK" në OKB, për të siguruar ekonominë globale nga krizat, njësoj si Këshilli i Sigurimit Politik, i krijuar nga OKB-ja, pas Luftës së Dytë Botërore. Ide dhe mendime të tjera priten nga takimi SHBA-BE dhe samiti i pritshëm i G-20.
Gjithashtu, një rol të rëndësishëm ka marrë studimi i përcaktimit të treguesve ekonomikë që përcaktojnë më saktë zhvillimin ekonomik të një vendi (indikatorët e rritjes), përmes rimodelimit të një matësi të ri. Debati se çfarë lloji rritje ekonomike është e dëshirueshme nga ana sociale dhe e qëndrueshme për ambientin që na rrethon në botën e postkrizës, është ndezur tashmë.
Kjo sepse, kriza aktuale dhe pasojat e saj kanë bërë që shumë ekonomistë të denoncojnë GDP-në si një mirazh që injoron vlerat sociale të një aktiviteti, prandaj po kërkohet për një tjetër matës (etalon), por secila prej tyre mund të ketë pengesat dhe kufizimet e saj. Sipas tyre, rreth botës matësit standard të performancës ekonomike papritur po prodhojnë rezultate të tmerrshme. Ndoshta është koha për t'i ndryshuar ato. Shumë ekspertë bien dakord që matësi i zakonshëm i përdorur GDP, është një matës jo perfekt i aktivitetit ekonomik. Por ka vetëm një dyshim, sepse asnjë nuk ka shpikur një matës më të mirë. Pikërisht, për këtë, një komision i përbërë prej 24 anëtarësh, të cilët janë ekonomistë premtues dhe më në zë, të drejtuar nga Joseph Stigliz dhe Amartya Sen, të dy fitues të çmimit "Nobel", po tentojnë rreth përmirësimit të mënyrave të llogarimbajtjes së ekonomisë. Qëllimi është që, të dhënat ekonomike të bëhen më të kuptueshme dhe më të plota për publikun dhe më të përshtatshme për politikbërësit kur flasin duke patur parasysh faktorë të tillë si: Degradimin ambiental dhe cilësinë e jetës (mirëqenie apo varfëri). Në ndryshimin e mënyrës sesi me anën e disa treguesve të rinj mund të llogaritet aktiviteti ekonomik, shpresohet që mund të bëhet e mundur të ndikohet në ndryshimin e prioriteteve politike dhe të ndërtohet një "shoqëri më e lumtur nga pikëpamja sociale".
E ndërsa një "Aleancë Globale Antikrizë" po zhvillohet, po vepron e reagon për t'u përballur me krizën më të rëndë globale pas Luftës së Dytë Botërore.
Po SHQIPËRIA?!
I mbërthyer në ethet e pragfushatës elektorale të 28 qershorit të këtij viti, opinionit publik shqiptar vazhdon t'i serviren "ushqime të toksikuara" nga propaganda qeveritare, se "kriza globale nuk e ka prekur Shqipërinë", "se rritja ekonomike vazhdon", se "sukseset e mëdha dhe bollëku po arrihen e po vinë pas" dhe se "Shqipëria po fiton betejat e mëdha në "luftën" e saj me Institucionet Financiare Ndërkombëtare me FMN e BB. Por tashmë, ky absurd ka kaluar çdo lloj kufiri dhe po i ngjan një anektode tërësisht të pabesueshme. E për këtë nuk ka më ekuivok. Realiteti është krejt ndryshe. Ekonomia shqiptare po shkon drejt rënies, kriza globale e ka goditur dhe do të vazhdojë ta godasë më rëndë ekonominë dhe qytetarin shqiptar. Më e keqja nuk ka ardhur akoma. Sfidat që priten janë të mëdha dhe të vështira.
Njoftimi i FMN-së, se Shqipëria bën pjesë në listën e 22 vendeve të varfra që priten të goditen nga "rrethi i tretë" i krizës globale (i paralajmëruar disa herë më parë) si dhe publikimi i treguesve në përkeqësim të tregtisë së jashtme (nga INSTAT, i cili më në fund po "shkundet" nga euforia dhe po kthehet tek realiteti) për rëniet dyshifrore të eksporteve dhe importeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, "tkurrja" e kreditimit të ekonomisë, "asfiksia" në veprimtarinë e shumë bizneseve në sektorin e ndërtimit, industrinë e veshjeve e të këpucëve, dështimet në agrobiznes, janë një zile alarmi "për një infektim të gjerë dhe në rritje "të ekonomisë së vendit tonë nga kriza globale... Kjo situatë po pakëson më tej buxhetet familjare shqiptare, do të thellojë më tej papunësinë dhe varfërinë. Në këto rrethana, duke kapërcyer "ethet e populizmit elektoral" duhet parë me sy realist situata dhe gjendja e vështirë ekonomike sociale e krijuar nga ndikimi i krizës dhe mosmenaxhimi efektiv i saj dhe, me konsensus të fillojë zbatimi i një programi të përballjes me krizën, me masa e veprime, politika, nisma dhe instrumente ekonomikë e financiarë. Sa më i shpejtë të jetë reagimi ndaj krizës, aq më pak e vështirë të jetë përballja me të.
***
Kriza është globale, ajo po shtrihet në të gjitha vendet. Tashmë ajo po ulet këmbëkryq edhe në ekonominë tonë. Këtë po e ndjejmë të gjithë, qytetari dhe fshatari, biznesi e sipërmarrja private dhe sektori buxhetor, punonjësi i sektorit shëndetësor dhe atij arsimor, pensionisti dhe studenti, kushdo. Ky është një fakt dhe duhet pranuar. Akoma më tej. Kjo krizë nuk mund të përballohet e vetme. Autoritetet shtetërore duhet të heqin dorë nga "kapriciot" dhe "slogani" se nuk kemi nevojë për ndihmë dhe bashkëpunim ndërkombëtar (me donatorë dhe institucione financiare ndërkombëtare, FMN e BB etj.) për përballjen e kësaj situate. Shqipëria, si një vend tashmë i prekur nga kriza, duhet të bëhet pjesë e "ALEANCES GLOBALE ANTIKRIZE", dhe të përfitojë prej saj për të shmangur pasojat. Më mirë ta pranojmë dhe ta përballojmë sot, se nesër do të jetë vonë. Eksperienca të "hidhura" që kemi kaluar nuk duhet të përsëriten.