Seria A fitojne Juventus e Milan

Ishte e diela e fitoreve të mundimshme dhe rezultateve të shtrënguar në Serinë A. Kampionati italian prodhoi pak, ndërsa dy prej emrave më të mëdhenj të tij fituan. Juventusi triumfoi 1-0 në fushën e Palermos, sukses arritur vetëm në pjesën e dytë.
Përballë skuadrës siçiliane që rrezikon të bjerë nga kategoria dhe që luftoi fort, juventinët festuan me fitore rikthimin në stol të trajnerit Antonio Konte.
Me këtë rezultat, Juventus forcon pozitat në krye të renditjes me 38 pikë pas 16 ndeshjeve të luajtura deri tani.
Sukses jo edhe aq i lehtë për Milanin, arritur me rezultatin 4-2 në fushën e Torinos. Fillimisht, ishin vendasit që kaluan në avantazh, por Robinjo në pjesën e parë dhe Noçerino në të dytën, nisën përmbysjen. Më tej, skuadra mike realizoi edhe dy herë duke arritur një sukses bindës.
Kjo fitore bëri që Milani të ngjitet në vendin e 7-të në renditje, ndonëse është mjaft i shkëputur nga skuadrat që janë para tij.
Në ndeshjet e tjera, Peskara fitoi 2-0 ndaj Xhenoas, Katania fitoi 3-1 në fushën e Sienës Kievo fitoi 2-0 në fushën e Kaljarit.