E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca kunder Importit Plehrave Shqiptaret po na mbeshtesin pa hezitim

Replika me Mediun

Aleanca kunder Importit te Plehrave permes nje deklarate ka pergenjeshtruar dje ministrin e Mjedisit Fatmir Mediu per sa i perket akuzave te ketij te fundit se ky grupim i sherben Partise Socialiste. Perfaqesuesit e kesaj aleance kane theksuar ne menyre te prere se ata jane nje grupim jopolitik dhe e kundershtojne kete nisme ne emer te nje te ardhme me te mire per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne vend. Reagojme ndaj deklarates se pavertete te Ministrit te Plehrave lidhur me nismen qytetare per organizimin e referendumit kunder importimit te plehrave ne Shqiperi. Aleanca kunder Importit te Plehrave eshte nje grupim jopolitik i shqiptareve te vertete qe nuk kane blere shtepi jashte vendit dhe kane ne plan te jetojne ketu edhe ne shekujt e ardhshem - theksohet ne deklaraten ku replikohet me ministrin e Mjedisit Mediu. Nisur nga kjo perfaqesuesit e Aleances kunder Plehrave theksojne se kete nisme e mbeshtesin te gjithe shqiptaret pa dallime politike. Per kete shkak formularet tane ne te gjithe Shqiperine po i firmosin te gjithe shqiptaret socialiste demokrate balliste por para se gjithash po i firmosin shqiptaret pavaresisht bindjeve politike te cilet e duan Shqiperine te paster per vete femijet niperit dhe sterniperit e tyre - theksohet ne deklarate. Po keshtu perfaqesuesit e Aleanca kunder Importit te Plehrave deklarojne se referendumi eshte nje instrument i shprehjes se demokracise se drejtperdrejte dhe per te do te vendose vetem populli shqiptar.

Aleanca kunder Importit te Plehrave perbehet nga 18 shoqata dhe disa qindra aktiviste ne te gjithe Shqiperine. Aktualisht po mbledhin 50 mije firmat e nevojshme per zhvillimin e referendumit qe kerkon shfuqizimin e tre neneve ne ligjin Per menaxhimin e mbetjeve nene qe lejojne importimin e mbetjeve ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›