Pacolli ndeshet me protestuesit (Video)
www.youtube.com/watch?v=9_-SwdvPuaU
Protestës së OJQ-ve para ndërtesës qeveritare iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë. Dikush nga turma u irritua shumë kur e pa Behgjet Pacollin. Në këtë video dëgjohen zëra duke e ofenduar Pacollin në forma të ndryshme e duke e quajtur spiun.
Zv.kryeministri nuk u durua dhe kah fundi i rrugës ua çoi dorën në shenjë proteste dhe besohet tu ketë thënë plasni ose kupni. Më pas doli në këmbë nga qeveria e kaloi pranë turmës, si duket për të shkuar tek hoteli i tij aty afër. /Indeksonline/