E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD sulmon Ramen dhe Veliajn ne 20-vjetorin e FRESSH

Edi Rama u quajt antirruges se kombit dhe Erjon Veliaj kontributor per qenien e PS-se ne opozite

Partia Demokratike permes dy deklaratave te ndryshme diten e djeshme ka akuzuar kryetarin e kesaj partie Edi Rama per lobim kunder Rruges se Kombit dhe drejtuesin e Forumit Rinor Socialist Erjon Veliaj per kontribut ne qendrimin e Partise Socialiste ne opozite. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj deklaroi se Rama po perpiqet te njollose Rrugen e Kombit dhe te gjithe shqiptareve nepermjet njoftimeve qe shperndan ne rrjetin social Twitter. Kreu i PS-se Edi Rama po ben lobe antishqiptare mbi Rrugen e Kombit duke thene se Rruga e Kombit eshte rruga e asgjese duke treguar ne kete menyre urrejtjen e tij mbi kete rruge dhe mashtrimin e bere para dy muajsh. Kryetari i Partise Socialiste shperndan shkrime per te njollosur vepren me te vyer dhe me te bukur te kombit shqiptar deklaroi Mustafaj. Nga ana tjeter deputetja e PD-se Mesila Doda e perqendroi sulmin e saj te drejtuesi i Forumit Rinor Eurosocialist FRESSH Erjon Veliaj. Sipas Dodes Veliaj ne krye te Levizjes MJAFT ishte nje kontributor i cmuar per sa i perket kthimit te PS-se ne nje parti opozitare. Po keshtu Doda duke u kthyer ne kohen kur Veliaj drejtonte kete levizje theksoi se ai ka abuzuar me fondet e MJAFT. Ne krye te MJAFT Erjon Veliaj solli nje sere problematikash sic ishte ngjarja e kompjutereve te zhdukur te kesaj organizate e cila krijoi mjaft paqartesi te kesaj organizate me donatoret holandeze gje e cila nuk eshte zbardhur ende deklaroi Doda. Ajo gjeti rastin ta akuzonte Veliajn edhe per ate qe e quajti dezinformimi per telenovelen Griselda dhe vjedhja e logos se rrjetit social Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›