E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi Kryeministri perdhos figurat historike

Ish-nenkryetari i LSI-se akuzon edhe partine e tij per akte antishqiptare

Rishikimi i historise se afert shqiptare si nevoje por me shume si direktive e qeverise ne vend te depolitizimit ne trajtim po nxjerr ne siperfaqe nje ripolitizim. E per kete akuza i shkon serish klases politike me shume qeverise dhe shumices e me pak opozites socialiste e cila pergjithesisht ka mbajtur heshtjen ne rastet kur rehabilitimi ka kaluar kufijte e moralit te se vertetes. Ish-diplomati Pellumb Xhufi shprehet ne nje interviste per revisten Java se ajo cfare po ndodh aktualisht sidomos me rolin e Kryeministrit shqiptar eshte jo vetem nje deformim por nje mohim i punes dhe kontributit te shume patrioteve shqiptare. Kryeministri guxon aq shume sa te perdhose figuren e Fan Nolit Bajram Currit Luigj Gurakuqit e Hasan Prishtines apostuj te bashkimit kombetar te cilet i ka quajtur haptazi puciste e bashibozuke nderkohe qe PS-ja hesht e keshtu ne menyre implicite pranon qe nuk eshte pune e saj mbrojtja e historise kombetare shprehet Xhufi. Kjo eshte vetem ajo qe mund te quhet faza e pare e rishikimit selektiv te historise e cila duke nxjerre nga harresa disa figura po preket nga semundja e aktualizimit te tyre sipas rreshtimit politik te dites. Madje rehabilitimi duket te kete shkuar aq larg saqe sot duket se ulja e gjakrave ne Ballkan po lexohet ne Shqiperi si mohim i historise. Konkretisht ish-numri dy i Levizjes Socialiste per Integrim e trajton me shume shqetesim heshtjen qe mbahet edhe nga Partia Socialiste mbi aktin barbar te falangave serbofile ne Diber qe ngriten aty bustin e Halil Alise sherbetor i te huajve e xhelat i shqiptareve. Qe ketej ky kurs sjelljeje qe priret te zhbeje hierarkine e vlerave historike te gjithsecilit legjitimon mandej dhe e ben me te lehte edhe siglimin nga politika e sotme te akteve te renda. Ne vemendje ketu eshte edhe LSI-ja e cila sipas Xhufit eshte pjese e veprave nga me antishqiptaret. Ne keto dy vjet duke harruar premtimet e duke shkelur me te dyja kembet programin e saj drejtuesit e LSI-se kane marre persiper aktet me antiligjore e antishqiptare te qeverise Berisha nga marreveshja antikombetare e detit me Greqine nga regjistrimi antikushtetues e antishqiptar i popullsise nga llokocitjet e paprincipta me klanet e Serbise nga privatizimet-plackitje te pronave publike e deri te pushimet masive nga puna te Bashkise se Tiranes shprehet Xhufi. Ky debat merr rendesi specifike pse vjen me paqartesi te medha rreth mjaft figurave historike pikerisht kur Shqiperia behet gati te festoje 100-vjetorin e Pavaresise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›