Aleanca për Prishtinë fillon konsultimet lagje për lagje

Sot, kryetari i “Aleancës për Prishtinën” Besnik Tahiri me ekipin e tij, në kuadër të konsultimeve nisën komunikimin e drejtpërdrejt me banorët e lagjeve të Prishtinës, Xhamia e Llapit dhe Kodra e Trimave.
Gjatë kësaj vizite Tahiri u fokusua në vlerësimin e situatës, dhe në bashkëbisedim me qëllim të adresimit të brengave, nevojave dhe kërkesave konkrete të qytetarëve të këtyre dy lagjeve.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Tahiri tha se “koncepti dhe programi i Aleancës për Prishtinën bazohet në dy shtylla kryesore: pjesa e programit që trajton sektorët veç e veç; dhe pjesa tjetër që buron nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve lagje për lagje. Në këtë kuptim, “Aleanca për Prishtinën”, do të jetë tejet konkrete dhe specifike në adresimin e shqetësimeve dhe kërkesave të qytetarëve, për lagjen e Xhamisë së Llapit dhe Kodrës së Trimeve”.
Nga këto takime me qytetarë u evidentuan kërkesat kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë nëpër lagje, gjetjen e zgjidhjes për zhbllokim të kaosit në trafik, ambienti dhe pastërtia e mbi të gjitha shqetësim kryesor ishte çështja e punësimit.
U tha se, konsultimet e Tahiri dhe ekipit të tij për të përpiluar një program që buron nga vet qytetari do të vazhdojnë edhe në ditët dhe javët në vijim. /Indeksonlione/