Babai i dëshmorit, Ilir Konushevci, dhuron shtretër për pacientë

Katër shtretër janë dhënë donacion nga babai i dëshmorit Ilir Konushevcit.
Halit Konushevci, ka parë të arsyeshme që këta shtretër të dhurohen për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, për t’ua lehtësuar qytetarëve marrjen e ndihmës mjekësore në këtë qendër.
“Shtretërit janë mjaft funksionalë, na e kanë lehtësuar punën dhe na kanë ndihmuar për pranimin e pacientëve ne rast te dhënies se infunzionit, si dhe rasteve të ndryshme”, ka thënë drejtoresha Atifete Shulemaja. Ndër të tjera Shulemaja, ka treguar se në QKMF tash për tash ka mungesë të materialit laboratorik, ndërsa shërbimet tjera janë duke funksionuar në mënyrë të rregullt. /Indeksonline/