Qeveria shqiptare ne ndihme te Kosoves per situaten e krijuar ne veri
Diten e djeshme ne mbledhjen e Komisionit te Jashtem Parlamentar eshte diskutuar per me shume se nje ore per zhvillimet ne veri te Kosoves. Ne kete komision ka marre pjese edhe drejtori i Pergjithshem i Rajonit dhe Kosoves ne Ministrine e Jashtme Mal Berisha i cili ka diskutuar me dyer te mbyllura. Gjate mbledhjes opozita ka propozuar diskutimin nga Kuvendi te nje deklarate ne mbeshtetje te qeverise se Kosoves. Pasi ka dhene informacion mbi situaten ne veri zyrtari i Ministrise se Jashtme pohoi se qeveria ne Prishtine po perballet vazhdimisht me reagimet e ashpra te Serbise. Shqetesimi per situaten ne veri te Kosoves eshte rritur ne Tirane pas rezistences se serbeve per te hequr barrikadat dhe tensionet e vazhdueshme sidomos ne Mitrovice. Prej disa ditesh situata ne veri te Kosoves eshte renduar edhe me shume nje situate e cila mbetet ende e pazgjidhur me gjithe nderhyrjen e forcave te KFOR-it. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka reaguar pak dite me pare lidhur me operacionin per largimin e barrikadave dhe lirimin e rrugeve ne veri. Ai u ka kerkuar qytetareve te Mitrovices qe te ruajne qetesine pasi dhuna nuk do te sillte zhbllokimin e situates. Gjendja ne veri te Kosoves sa vjen dhe behet dhe me shqetesuese nderkohe qe pala serbe deri me tani nuk ka dale me asnje zgjidhje apo thirrje per uljen e tensionit.